Transmetuar më 18-01-2023, 10:46

Lionel Messi dominon në fushë, në rrjetet sociale dhe ia kalon sërish në vlerësim partnerit të tij Kylian Mbappé. Siç raporton “Le Parisien”, në fakt, fanella me numrin 30 e PSG-së, e veshur kundër Angers, është shitur në ankand për 43.623 euro nga një ofertues kinez, një tifoz i zjarrtë i argjentinasit.

"Më 11 janar, numri 30 i argjentinasit vendosi një rekord, i ndihmuar të dielën pasdite nga një ofertues kinez. Ai dukej i vendosur për ta shtuar këtë fanellë në koleksionin e tij. Oferta e tij e parë ishte 22.000 euro, por e rrityi shumën deri në shifrën e përmendur më lart.

Në të njëjtin ankand, fanella e mikut të tij Neymar shkoi deri në 7894 euro, ndërsa ajo e Mbappé 15.017 euro. Shifër monstruoze, por edhe një herë fenomeni argjentinas arriti të kapërcejë shokët e skuadrës.