Transmetuar më 18-01-2023, 09:46

Me kalimin e mesnatës Kiara Tito u surprizua nga familjarët e saj me rastin e 27-vjetorit të lindjes. Kjo ditëlindje e gjeti moderatoren brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”.

Fillimisht Kiarës i treguan një video mesazh ku e uronin mami, babi dhe vëllai i saj. Më pas Tito u surprizua nga Luiz Ejlli me një këngë për ditëlindje.

Këngëtari i njohur këndoi këngën e Ed Sheeran ‘Perfect’. Kiara u ngjit në skenë dhe kërceu me Luizin e përqafuar, ndërkohë që banorët e përcollën me duartrokitje.

Më pas ata shkëmbyen puthjet e premtuara. Ai e puthi në ballë, ndërsa Kiara në faqe. Më pas moderatorja fryu qirinjtë e tortës.