Transmetuar më 18-01-2023, 07:57

Eliminimi i Brazilit të tij në çerekfinale ndaj Kroacisë, në Botërorin e Katarit, ende djeg shumë për Richarlison. Sulmuesi brazilian iu rikthye asaj që ndodhi në dhjetor, si pjesë e "Selecao".

Duke folur për "ESPN Brasil" pas humbjes së Tottenhamit në derbin e Londrës së Veriut ndaj liderëve Arsenal, braziliani tha: "Eliminimi ndaj Kroacisë ishte një tronditje e vërtetë, më e keqe se humbja e një anëtari të familjes.

Ishte e vështirë të rikuperohesha psikologjikisht. Edhe sot i shikoj videot në mediat sociale dhe më trishtojnë, por ne duhet të vazhdojmë. Unë jam ende i ri dhe mendoj se mund të marr pjesë në një tjetër Kupë Bote.

Ne shkuam në Katar për të ngritur kupën. Jam i lumtur që e shënova atë gol kundër Serbisë, por nuk ishte goli që doja. Tani, megjithatë, duhet të kthejmë faqen dhe të ecim përpara”.