Transmetuar më 17-01-2023, 08:50

GREQI- Gjendet në gjendje të dekompozuar brenda një makine një burrë në Greqi. Mediat greke shkruajnë se burri është gjetur në Keratea, brenda një makine, jo shumë larg kishës së shenjtë të Agios Nikolaos në Keratea.

Sipas informacioneve të televizionit SKAI, bëhet fjalë për një person i cili rezulton i zhdukur më 31.12.22 dhe trupi i tij është pikasur nga kalimtar rastësor që ka ndjerë erën e rëndë të kufomës. Mediat shtojnë se personi në fjalë është me shtetësi të huaj, por nuk përcaktohet vendi.