Transmetuar më 16-01-2023, 23:08

Vlorë- Meteorologët kanë parashikuar përkeqësim të motit në ditët në vazhdim.

Bashkia e Vlorës i ka bërë apel qytetarëve të saj të shmangin lëvizjet e panevojshëm me automjet në akset problematike si edhe parkimin e automjeteve në to.

Në njoftim thuhet se reshjet e shiut do të intesifikohen në vazhdim dhe do të shoqërohen me stuhi të forta.

Njoftimi i bashkisë:

Bashkia Vlorë—Të nderuar qytetarë!

Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar.

Reshjet e shiut do të intensifikohen në vazhdim të shoqëruara dhe me stuhi te forta, për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to.

Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime.

Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja!