Transmetuar më 16-01-2023, 20:49

Teksa ditët kalojnë, konkurenca mes banorëve rritet gjithnjë e më shumë brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Olta dhe Luizi e nisën ditën me debate dhe mesa duket ashtu do e mbyllin.

Olta thotë se Luizi është shumë i vogël në sytë e saj dhe këtë mendim e tha e revoltuar.

Olta: Kur të kesh guxim të thuash se çfarë jam unë, më thërrit se këtu jam dhe do të përballoj me shumë qetësi.

Luiz: Ta kam thënë, ta kam bërë një vërejtje. Tani unë nuk do penalizohem për ty. A kupton? Se je askushi. Je një zero.