Transmetuar më 16-01-2023, 19:50

Itali- Bie në prangat e policisë italiane një 30-vjeçar shqiptar.

Ai akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Mësohet se i arrestuar është Erion Hysanbelliu, i cili sipas policisë italiane, kontrollonte trafikun e drogës në zonën e Miranos. Ai ndiqej prej kohësh nga karabinierët, teksa furnizonte të varurit nga droga në këtë zonë.

Kur karabinierët patën sigurinë se brenda një prej apartamenteve po bëhej pazar droge, ata hynë në aksion. Prandaj kontrolli u zhvillua në shtëpinë e Hysenbelliut, gjatë të cilit shqiptari, duke besuar se kishte ende mundësi për shpëtim, tentoi të hiqte një pjesë të drogës, duke e hedhur mbështjellësin nga dritarja në kopshtin më poshtë.

Por karabinierët e vunë re gjestin dhe panë pakon teksa fluturonte nga dritarja. Poshtë banesës e gjetën pakon, e cila kishte ende 6 gramë kokainë. Ndërsa në banesë kishte gati një kile lëndë për prerje, si dhe peshore precize, material për paketimin e dozave dhe shumën prej 460 euro që mendohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës.

Hysenbelliu më pas u arrestua, ndërsa tuniziani që ishte me të dhe po blinte drogës, do të hetohet në gjendje të lirë. u akuzua në gjendje të lirë për të njëjtën hipotezë krimi.