Transmetuar më 16-01-2023, 15:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Trani, Itali. 52-vjeçari Massimo Petrelli dhe 44-vjeçarja Teresa Di Tondo u gjetën të vdekur në shtëpinë ku jetonin.

Mësohet se gruaja ishte goditur me thikë, ndërsa burri është gjetur i varur në kopsht. Sipas hetuesve, 52-vjeçari ka vrarë gruan dhe më pas është vetëvrarë, shkruajnë mediat italiane.

Të dy ishin të martuar dhe kishin një vajzë adoleshente. Ndërkohë policia po heton mbi rrethanat e ngjarjes. Dy bashkëjetuesit ndanin një vilë në fshat në periferi të Tranit. Ushtria po kryen një kontroll të thelluar të shtëpisë dhe ambjenteve të jashtme, gjithashtu në kërkim të armës së vrasjes. Familja dhe miqtë u morën në pyetje .

Petrelli punonte në një firmë përpunimi të mermerit, ndërsa gruaja e tij në një kooperativë aktive në sektorin social. Vajza e tyre, nuk ndodhej në shtëpi në momentin e tragjedisë.