Transmetuar më 16-01-2023, 15:38

Itali- Tre persona humbën jetën në një aksident tragjik në Itali. Ngjarja ndodhi në Padova.

Sipas mediave italiane mes viktimave, një burrë dhe një grua, është edhe shqiptari, 45-vjeçari Eduard Ndoj, me banim ne Pontelongo.

Eduard Ndoj, me nofkën Giza, jetonte në Pontelongo dhe ishte i njohur në zonën e Piovese. Dyzet e pesë vjeç, me origjinë shqiptare, ishte i njohur për policinë për disa precedentë të lidhur me trafikun e drogës. Mësohet se ai ishte një entuziast i madh i motorëve dhe makinave me motor të madh. Mjeti ‘Audi A6’ në të cilin të tre viktimat gjetën vdekjen, është e njëjta makinë që ishte protagoniste e fotove dhe videove që Ndoj shpërndante në Facebook dhe Instagram. Postimi i fundit daton më pak se 24 orë para aksidentit në të cilin mbeti i vrarë.

Viktimat e tjera janë Martina Pagnin, 46 vjeçe jetonte në Legnaro dhe udhëtonte së bashku me Diego Rampazo, 46 vjeç, nga Sant’Angelo di Piove.

Autoritetet italiane po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.