Transmetuar më 17-01-2023, 08:12

Gerard Piqué nuk u tremb nga kënga e Shakirës, në të cilën këngëtarja kolumbiane e akuzon hapur atë dhe të dashurën e tij të re Clara Chia Marti. Përkundrazi, ish-futbollisti ka përfituar nga kjo për të siguruar marrëveshje të reja dhe të favorshme tregtare.

"Ju ndërruat një Ferrari për një Twingo, ju këmbeni një Rolex me një Casio", – këndon artistja kolumbiane e pop-it në "Music Session #53". Ish-mbrojtësi i Barcelonës iu përgjigj Shakirës fillimisht duke nënshkruar një kontratë me Casio ("Kjo orë jeton përgjithmonë", tha ai në një transmetim të drejtpërdrejtë në Twitch).

Më pas e thelloi ironinë duke u paraqitur në selinë e "Kings League" pikërisht në bordin e një Twingo të vogël. Pra, lufta mes ish-ëve vazhdon…

Ndërkohë, kompania që prodhon makinat Twingo, pra "Renault", i ka bërë këtë përgjigjet Shakirës pa doreza: Twingo zgjat më shumë se 22 vite; kroskoti kuptohet qartësisht, jo si këngët e tua; motori ynë nuk të lë në rrugë, siç të la burri yt!"