Transmetuar më 16-01-2023, 13:03

Adelina Tahiri e ftuar në “Zemër Luana” ka bërë një deklaratë të papritur. Këngëtarja i habiti të gjithë pasi tha se ajo dhe bashkëshorti i saj nuk janë në momentin më të mirë të marrëdhënies së tyre, madje nuk përjashtoi as ndarjes.

Pjesë nga biseda:

Olsi Byluku: Cilin do veçoje si momentin më të keq në marrëdhënien tuaj 9 vjeçare? Na thuaj momentin.

Adelina Tahiri: Ndoshta për momentin!

Bes Kallaku: Na trego një rast që ke menduar ndarjen?

Adelina Tahiri: Të gjithë ne qe jemi cifte qe kemi kaluar një periudhe te gjatë bashke ka momente edhe kur zihemi dhe kur themi eshte fundi dhe asnjëherë nuk ndodh ajo. Por që ta mendosh ndarjen; nga e mira askush nuk ik realisht. Ndaj nuk e kam menduar ndarjen, por edhe mund të vijë!

Menjëherë pas kësaj sfide Adelina shtoi duke thënë: “Kur jam keq s’mund të them që jam mirë!”, duke deklaruar që po e vuante këtë moment.

Për më tepër, kur u pyet se ku do e puthte partnerin nëse do e kishte afër në ato momente, Adelina tha në faqe.