Transmetuar më 16-01-2023, 11:28

Konfliktet e banorëve me Luizin nuk kanë të sosur.

Amos, Kristi, Dea dhe Kejvina kanë qenë mbrëmjen e djeshme duke biseduar për Luizin dhe duket se kanë kaluar çdo kufi. Është Dea ajo që justifikon shpullën e Kejvinës ndaj Luizit duke thënë se “Unë nuk të vë faj. Veprimi nuk ishte më i këndshmi sepse ishe në televizion, ama shpulla e një vajze ndaj një djali nuk është kërcënuese. Nuk është se e vrave. Është thjeshr veprim”-thotë ajo. Mesa duket Dea Mishel që mes të tjerash lufton edhe për feminizmin duhet të mësoj më mirë çfarë është feminizmi.

Nga ana tjetër, Amosi është ai që ka habitur jo pak. Në spektaklin e kaluar, aktori u shpreh i indinjuar me publikun shqiptar dhe faktin që Luizi qëndroj në shtëpi. Por, në fakt këto që ai ka thënë duket se janë totalisht larg asaj që Amosi pretendon se përfaqëson.

“Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroj dhe do t’i thoja “Kërko falje”. Edhe pastaj shihe ti a i jep më gojës.”- i përgjigjet ai Kristit që e pyeti “Çfarë do bëje, do e vrisje?”.

Ajo që ka skandalizuar njerëzit në mediat sociale, më shumë se tifozeria për një person të caktuar, është gjuha dhe modeli që po përcillet mbi të gjitha nga njerëz që konsiderohet VIP-a dhe artistë.