Transmetuar më 15-01-2023, 23:59

TIRANË- Një tërmet i fortë goditi mbrëmjen e sotme Shqipërinë.

Lëkundjet kanë shkaktuar panik tek qytetarët.

Në Tiranë, siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme disa qytetarët kanë dalë nga banesat e tyre të frikësuar.

Madje disa kanë marrë edhe makinat dhe kanë mbushur plot sheshin “Nënë Tereza”.

Ashtu siç edhe ka ndodhur më parë, në rastet e tjera kur në vend ka rënë tërmet.