Transmetuar më 15-01-2023, 10:46

Mbrëmjen e kaluar Luizi dhe Kejvina debatuan ashpër me njëri-tjetrin. Banorët u irrituan me këngëtarin dhe kërkuan të merren masa ndaj tij.

Nga ana tjetër Arbana paralajmëroi se se nëse vazhdohet me ofendime Vëllai i Madh do të marrë masa të ashpra.

Arbana: Të ofendosh një grua brenda shtëpisë nuk ta lejon askush!

Luizi: Që kur kemi filluar Kejvina është e vetmja që shpërthente ndaj meje, duke i parë këto, nuk ja kam kthyer asnjëherë. Tani e mbushi kupën , se flet kudo.

Arbana: Kjo është hera e fundit që tolerohet! Herës tjetër Vëllai i madh do marr masa!