Transmetuar më 15-01-2023, 08:44

Fier- Një aksident i rëndë dyshohet të ketë ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Fier.

Nga pamjet e realizuara në vendngjarje parmakët e hekurt të urës së Mbrostarit janë rrëzuar, teksa një pjesë e tyre ka rënë në ujërat e lumit Seman.

Shkak dyshohet se është bërë përplasja e një automjeti, ndërkohë që nuk dihet nëse ai ka përfunduar në ujë apo është larguar pas aksidentit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka gjetur edhe një targë automjeti. Ata kanë tentuar të telefonojnë personin të cilit i përket targa, por telefoni i tij ka rezultuar i fikur. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse të cilët kanë bërë kërkime në zonë, por ngjarja mbetet ende e paqartë.