Transmetuar më 15-01-2023, 07:44

Fier- Aksident i rëndë në Fier.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se një automjet i tipit “Golf” ka rënë nga ura e Mbrostarit dhe ka përfunduar në lumin Seman.

Ende nuk dihet se sa persona ndodhen brenda mjetit, i cili nuk është nxjerrë akoma nga uji.

Në vendngjarje policia dhe zjarrfikësit.