Transmetuar më 15-01-2023, 00:21

Pas një sfide nga “Vëllai i Madh”, ku Stresi dhe Xhuli kanë qenë të lidhur bashkë me pranga, në një moment Stresi e ka humbur durimin dhe ka hequr prangat, ku është shprehur se dëshiron të largohet nga shtëpia dhe ka filluar me përgatitjen e valixheve.

“E kam me vetem, kam probleme me veten, nuk e kam problemin me ty, e kam problemin me veten, nuk rri dot më këtu, s’jam për këtu unë më. E kam me durimin tim, nuk duroj dot më. Më ka ardhur dita, nuk mbajë dot këtu, nuk rri dot më këtu. Nëna Shpresa më pret në shtëpi”, tha Stresi.

Në Prime-n e mbrëmshëm të “Big Brother Vip Kosova” ka pasur debate të shumta mes banorëve, ku më i ashpri ka qenë përplasja mes Vivien dhe Stresit.

Debati mes tyre ka filluar për një takim të para shumë vitesh mes tyre, ose më saktë deklarata: “E kam futur në shtëpi para 10 vjetëve.” Kjo deklaratë “shqetësoi” Vivien se mund të nënkuptohej sikur ajo dhe Stresi kanë pasur diçka para 10 vjetëve.

Pjesë nga debati:

Vivi: Stresi ka qenë para 10 vjetësh te shtëpia ime me një shoqe timen.

Stresi: Edhe një shok, dy me dy.

Vivi: Jo jo, ka qenë ajo goca ti edhe unë. Mos i dridh gjërat siç bën gjithmonë.

Stresi: Pak rëndësi ka se kush ka qenë. Se po flasim për jashtë, ti e ke thënë para 10 vjetëve e kam futur në shtëpi.

Vivi: Ti Artanit i paske thënë “pse e përmend që kam ardh te shpia jote kur je me tjetrin.” Po ti s’ke qenë me mua se unë kam aq fytyrë sa ta them që kam qenë me ty.

Stresi: S’ke qenë me mua, por unë ia kam thënë që më ke futur në shtëpi.

Vivi: Po s’ke pse përmend ti që kam thënë që të kam futur në shtëpi kur jam me Getin, sepse kështu nënkupton që kam qenë me ty dhe s’bën të flas.