Transmetuar më 14-01-2023, 21:08

Gramsh – Më datë 14.01.2023, rreth orës 18:35, në vendin e quajtur “Kalaja e Tërvolit”, shtetasi Andrea Dërvishi rreth 43 vjeç, banues në Belsh, duke vizituar me miqtë e tij këto vënde turistike, ka mbetur i bllokuar midis shkëmbinjëve, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimi zjarrëfikës, janë nisur në ndihmë të tij.