Transmetuar më 14-01-2023, 20:07

DURRËS – Pas disa orësh luftë me flakët, është bërë e mundur fikja e zjarrit në anijen pranë portit të Durrësit.

Kapiteneria e Portit të Durrësit njofton se rreth orës 14:01 dalloi se nga anija “Kledes Mary” me flamur panamez por me pronar shqiptar po dilte tym.

Zjarri ka nisur në kiçin e anijes, aty ku nisi operacioni nga anija e rojes bregdetare për neutralizimin e flakëve.

Me ndihmën e punonjësve të zjarrfikësve të portit, të cilët kanë hyrë në brendësi të anijes me bombula oksigjeni, vatrat e zjarrit u shuan plotësisht pas katër orësh.

Ekuipazhi u evakuuar dhe nga incidenti nuk pati të lënduar.