Transmetuar më 14-01-2023, 14:37

Sulmet dhe kundërsulmet në distancë vazhdojnë mes Shakirës dhe ish-bashkëshortit të saj, Gerard Pique. Së pari kënga e këngëtares kolumbiane (e realizuar me producentin argjentinas Bizarrap), e cila u bë më e dëgjuara në pak orë (falë edhe tekstit kushtuar ish-futbollistit të Barcelonës dhe partneres së tij të re, Clara Chia).

Më pas përgjigjet nga vetë Pique ("mund të jetë jeta e mrekullueshme") dhe partnerja e tij e re. Tani, “telenovela” vijon me një seri tjetër. Në rrjetet sociale, Shakira ndau një artikull të botuar në një media kolumbiane (El Heraldo), duke huazuar kuptimin e tij.

Në artikullin (ripostuar në Instagram nga këngëtarja) thuhet: “Nëse hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë, sidomos kur shkaktohet nga një zhgënjim dashurie me përmasa të mëdha, me çfarë autoriteti moral apo epërsie intelektuale sillen inkuizitorët e rinj të shekullit të 21-të?

Guxoni t’i tregoni një gruaje që ka vuajtur krimin e mashtrimit për kushedi sa kohë se si duhet të menaxhojë emocionet e saj ose çfarë duhet të bëjë për të kapërcyer vuajtjet e saj në mënyrë private, pa u mashtruar.

Kuptohet, nëse kishit simpati ose keqardhje për të… Ata duhet të kishin mësuar një herë e mirë se kohët e hipokrizisë kanë kaluar prej kohësh. Pique dëmtoi ulkonjën, e cila tani i bërtet… Shakira ka mbështetjen e pafundme nga ndjekësit e saj”.

"Ndërrove Ferrarin me një Twingo"

Dje në mëngjes, Shakira dhe Bizarrap më në fund kanë lansuar ‘Music Sessions 53’. Producenti argjentinas dhe këngëtarja kolumbiane surprizuan në fillim të javës, duke shpallur një nga bashkëpunimet më të kërkuara nga fansat e tyre. Një këngë kërcimtare dhe tërheqëse, por që pa dyshim bie në sy për tekstin.

Dhe pikërisht Shakira nuk është kursyer fare, i ka përdorur vargjet e kësaj kënge për të sulmuar drejtpërdrejt Gerard Piqué dhe madje partneren e tij aktuale, Clara Chía. Një vendim që tashmë ka ngjallur një “breshëri” reagimesh në rrjetet sociale. Ky është teksti i plotë i këngës së re nga Shakira dhe Bizarrap:

"Më falni, kam kapur tashmë një avion tjetër, nuk do të kthehem këtu, nuk dua një zhgënjim tjetër. Aq pretendoni se jeni kampion, por kur unë kisha nevojë për ju, dhatë versionin tuaj më të keq.

Më fal, zemër, duhet ta kisha hedhur atë mace pak më parë. Një ulkonjë si unë nuk është për fillestarët. Një ulkonjë si unë nuk është për djem si ju. Unë isha e madhe për ty, prandaj tani je me dikë si vetja.

Me ty nuk do të kthehem, as nuk do të qaj më, as nuk do të më lutem. E kuptova se nuk kanë faj ata që të kritikojnë, bëj vetëm muzikë, më fal që të spërkas.

Më le si komshie të vjehrrës, me mediat në derë dhe me borxhin në Thesar. Mendove se më lëndove, por më bëre më të fortë. Gratë nuk qajnë më, gratë faturojnë.

Ai ka emrin e një personi të mirë, qartësisht jo siç tingëllon. Ajo ka emrin e një personi të mirë, por është e qartë se është njësoj si ju. Për djem si ju, unë isha e madhe, prandaj tani je me dikë si vetja.

Nga dashuria në urrejtje të ndan një hap, mos u kthe këtu, më dëgjo. Zero inat prej fëmijëve, të uroj më të mirën me zëvendësuesen time të supozuar. As nuk e di se çfarë të ka ndodhur, je aq i çuditshëm, sa nuk të kuptoj dot. Unë vlej sa dy 22-vjeçare (aq është e dashura e re e Pique, Clara Chia). Ju ndërruat një Ferrari me një Twingo. Ju keni shkëmbyer një Rolex për një Casio.

Ti ec shpejt, bën shumë palestër, por puno pak edhe me trurin. Fotot ku shfaqemi bashkë, vetëm në to ndihem peng. Për mua gjithçka është e mirë. Unë do të të liroj nesër dhe nëse dëshiron, sille edhe atë të vijë. Një ulkonjë si unë nuk është për njerëz si ju, për njerëz si ju. Unë isha e madhe për ty, prandaj tani je me dikë si vetja".

Kënga e re nga Shakira dhe Bizarrap po shënon sukses. Në vetëm shtatë orë që nga publikimi në YouTube, ajo ka grumbulluar më shumë se 21 milionë shikime, si dhe më shumë se 3.1 milionë “pëlqime” dhe qindra-mijëra komente, vetëm në këtë platformë.