Transmetuar më 14-01-2023, 13:47

Mëngjesin e sotëm Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë biseduar qetë me njëri-tjetrin. Këngëtari shprehet se shpreson ‘që të mos ikë sot” dhe moderatorja i kthehet: “Nuk di çfarë të them, nuk ja kam idenë”.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Ishalla nuk iki sot

Kiara: Nuk e di çfarë të them. Nuk ia kam idenë

Luizi: A thua iki? Nuk e di, unë e shoh veten jashtë.

Kiara: Nuk ja kam idenë. Që ke bërë gabim trashanik, ke bërë. Është shumë gjynah që të ndodhi

Luizi: Unë ja bëra vetes, se të ma kishte bërë dikush. Unë e shoh veten në pasqyrë, me kë të kapem. Unë nuk ia kam falur vetës

Kiara: Më dukesh shumë i papjekur

Luizi: Mu bë shumë presion. Mora super xhiro. E bëra fushë me lule, sikur çdo gjë sillej rreth meje. Mu duk sikur u afrova shumë me ty, edhe pse ti nuk më dhe asnjë shpresë. Bëra një gomarllëk

Kiara: Jam e lumtur që nuk të dhashë atë afrimitetin që ti doje. Kisha një ndjesi të çuditshme që ditën e parë. Kam pasur gabime edhe unë. Duhet të mbash një qëndrim të fortë ndaj teje. Ti më dukesh si njeri pa shtyllë kurrizore, je i paqëndrueshëm.

Luizi: Nuk përdoret ky term

Kiara: Je i paqëndrueshëm. Këtu se jashtë nuk e di si je. Nga dy-tre muhabete që kemi bërë. Nuk ke kohë se je 37 vjeç, jam vajzë e kam vënë diçka në vi.

Luizi: Nuk më dhe ndonjë shpresë, përkundrazi më the se të pranoj si shok. Kaq shumë më ishte fiksuar në tru se jam afër, sa nuk e di. Për mua ke qenë gjëja më e bukur në këtë shtëpi. Nëse nuk do kishe qenë ti këtu, nuk do bëja kaq shumë batutash.