Transmetuar më 13-01-2023, 13:43

Të shtëna me armë zjarri në Fier, një person ka mbetur i plagosur.

Ai është dërguar menjëherë në qendrën spitalore.

Burime spitalore pohuan se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur pranë rodondos së ish QTU, në rrugën në drejtim të Vlorës.

Burime policore informuan se autori është identifikuar dhe se po punohet për kapjen e tij.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. noa.al