Transmetuar më 13-01-2023, 11:55

Fier- Aksident në Fier.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Fier-Marinëz, në afërsi të burgut.

Mësohet se një automjet i tipit “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. Nga përplasja plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit një shtetas 70-vjeçar, i cili udhëtonte i vetëm. Pranë vendin të ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe mjekët e urgjencës të cilët kanë shoqëruar për në mjediset e spitalit 70-vjeçarin, i cili ka marrë dëmtime por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet me dije se po punohet për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.