Transmetuar më 13-01-2023, 10:07

Shefi i Krimeve në Shkodër, Pëllumb Shpati ka reaguar për herë të pari pasi i vunë tritol në banesë. Ai ka mohuar një konflikt të mundshëm duke thënë se di se kush e ka bërë.

“Nuk kam asnjë konflikt me askënd. Nuk e di se kush mund ta ketë bërë”, ka thënë ai pas ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Nga shpërthimi ka pasur dëme të shumta materiale.

Për mediat foli dhe babai i tij, Gjergj Shpati, i cili u shpreh se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së djalit.

I ati tregoi gjithashtu se në shtëpinë tre katshe jetojnë tre familje me 17 anëtar dhe se të gjithë kanë qenë në shtëpi kur ndodhi shpërthimi.