Transmetuar më 13-01-2023, 00:05

Pas Getinjos dhe Vivien duket duket se kemi një çift të ri në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”. Dhe po flasim as më pak e as më shumë se për Andi Artanin dhe Gresa Hotin.

Dyshja prej ditësh tashmë kanë qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin, madje shpesh aludohej se ka pasur edhe puthje mes tyre, gjë që u mohua nga ata. Mirëpo së fundmi puthja ka ndodhur vërtet! Andi dhe Gresa kanë shkëmbyer një puthje në buzë dhe mund të thuhet se tashmë ata janë “zyrtarisht” çifti i dytë i “BBVK”.

Më herët kujtojmë që Gresa Hoti u përfol për një romancë me Arkimed Lushën, i njohur si Stresi. Mirëpo ky i fundit hodhi poshtë çdo dyshim kur e ftoi modelen në një darkë romantike disa ditë më parë pikërisht për t’i kërkuar ndihmë të ribashkohet më ish-bashkëshorten e tij, Kejsin.

“Misioni im në “Big Brother”…. Mua s’ma ndjen për çmimin e parë. Unë kam ardhur këtu që të qetësohem si ti, sepse vij edhe unë nga një ndarje. Të dy kemi prindër, prindërit e tu e kuptojnë që ti je friendly, që shkon mirë me mua. Unë po luftoj realisht që të ribashkohem me ish të fejuarën time. Edhe ti do më ndihmosh”- u shpreh Stresi.