Transmetuar më 12-01-2023, 19:15

GREQI – Një shpërthim i fortë ka ndodhur sot në mëngjes në Marussi. Sipas informacioneve, shpërthimi është shkaktuar nga një bombë, që shpërtheu në klubin e tifozëve të Panathinaikosit, në rrugën Anavryton të Athinës.

Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale në zonën poshtë klubit. Në vendngjarje kanë shkuar 2 zjarrfikëse, por ndërhyrja e tyre nuk ka qenë e nevojshme, pasi nuk ka pasur zjarr.

Shpërthimi është dëgjuar në orën 03:45 të mëngjesit të së enjtes dhe ka trembur fqinjët, ndërkohë që hetimet e policisë po vijojnë, për të përcaktuar shkakun e saktë apo llojin e mekanizmit që mund të jetë përdorur. Në vendngjarje kanë shkuar edhe specialistët e policisë (TEEM).