Transmetuar më 12-01-2023, 18:31

Bjordi Mezini është një ndër banorët më të rinj të “Big Brother VIP”, i cili këtë mëngjes e ka nisur me një bisedë me Luizin dhe Oltën.

Teksa po flisnin për lidhjet private apo publike, regjisori tha se lidhja që ai ka pasur publike e ka traumatizuar për keq dhe i ka ndikuar në karakter.

“Në rastin tim, lidhja publike është një çështje që më ka traumatizuar jo pak, për keq. Vëmendja mediatike dhe përfshirja e publikut ka qenë diçka që ka ndikuar jo pak jo vetëm në lidhjen time, por edhe në karakterin tim, gjë që më ka bërë të kuptoj që disa gjëra në jetën time nuk duhet t’i ndaj më kurrë”, u shpreh Bjordi.

Kujtojmë se së fundmi ai korri sukses me serialin "H.O.T", i cili së shpejti do ketë dhe sezonin e dytë.