Transmetuar më 13-01-2023, 08:30

Pas "Skriniar je kapiteni ynë. Ti je mjeshtri i Milanos. Qëndro me ne", ishte radha e banderolës "Skriniar, rri në Milano. Ti je kapiteni ynë". Kjo qasje e "Curva Nord" për mbrojtësin sllovak, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor, është gjithnjë e më e qartë.

Ky është një presion i egër për ta bindur atë "të martohet" me kauzën zikaltër. Për momentin, megjithatë, përpjekjet e bëra nga klubi dhe ultrasit nuk po japin efektet e dëshiruara. Sepse ende mungon përgjigja përfundimtare e qendërmbrojtësit sllovak për propozimin e rinovimit prej mbi 6 milionë eurosh, plus bonuse.

Në fakt ka pak për të diskutuar sepse, siç ka përsëritur Marotta para Inter-Napoli, "Skriniar meriton të jetë pjesë e grupit tonë në të tashmen dhe në të ardhmen. Ne e dimë se mund të bëjmë shumë, por jo të pamundurën".

Është e qartë, megjithatë, se kjo situatë nuk do të zgjidhet më 3 qershor. Sepse Interi mendon se ka bërë të pamundurën për të rrëmbyer "po" e lojtarit. Në "Viale della Liberazione" e dinë shumë mirë se nuk ka mbrojtës që fiton 6 milionë euro neto, plus bonuse në Serie A. Në fakt, sllovaku do të bëhej qendërmbrojtësi më i paguar në Itali.

PSG i ofron atij një pagë më të lartë, së cilës i shton një bonus të rëndësishëm nënshkrimi (në shifra dyshifrore si miliona). Interi nuk mund të marrë pjesë në këtë "ankand", prandaj do të duhet të jetë Skriniar ai që do të vendosë.