Transmetuar më 12-01-2023, 14:31

Mbrëmje speciale për Neymar, i cili pas polemikës pas mospjesëmarrjen e tij në funeralin e të madhit Pelé dhe pasi kreu skualifikimin me një ndeshje në Ligue 1, u rikthye në fushë me PSG-në.

Braziliani startoi kundër Angers dhe dëshmoi se nuk e harron idhullin e tij "O Rei". “I falur” nga familja e Peles, e cila shuajti menjëherë polemikat për mungesën e tij në funeralin e legjendës së futbollit, Neymar vendosi ta përkujtojë kështu lojtarin më të madh në historinë e futbollit brazilian.

Përveç fanellës zyrtare të ndeshjes, ai kishte veshur një fanellë të bardhë me foton e legjendarit Edson Arantes Do Nascimento dhe shkrimin “Eterno” (i përjetshëm). Të njëjtën gjë bëri edhe Lionel Messi, duke iu bashkuar mikut dhe shokut të tij të skuadrës në përkujtimin e "O Rei".

Mund të jetë një imazh i 6 persona