Transmetuar më 12-01-2023, 12:49

Fier- Ngjarje e rëndë në Fier. Një grua ka ndërruar jetë në Fier pasi është goditur me brirë nga dashi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lalar.

Fatime Velaj 64 vjeçe me banim në këtë fshat, ka qenë duke kullotur tufën me dele, kur dashi merr vrull dhe e godet me brirë.

Gruaja ka tentuar të largohet, por dashi e ka ndjekur sërish dhe e ka qëlluar me brirë në fytyrë.

E ndjera ka nd╒rruar jetë në vend dhe nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.