Transmetuar më 12-01-2023, 11:51

Tiranë- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me porositë e lëna dje gjatë takimit që kryeministri Edi Rama u la drejtuesve të Policisë së Shtetit.

Mësohet se Rama u ka kërkuar uniformave blu goditjen e zyrtarëve dhe punonjësve shtetërorë të përfshirë në paligjshmëri apo korrupsion e shpërdorim të detyrës, apo edhe zbardhjen e misterit që rrethon Ervis Martinajn.

Sipas burimeve, mosohet se kreu i qeverisë ka kërkuar që raste të ngjashme si ai i vogëlushes Janada Avdia të mos përsëriten. Të shtohen kontrollet me motorë uji për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda.

Porositë e kryeministrit Rama:

1. Goditje të zyrtarëve dhe punonjësve shtetërorë të përfshirë në paligjshmëri apo korrupsion e shpërdorim të detyrës.

2. Grupe hetimore dhe zbardhje sa më të shpejtë të ngjarjeve kriminale. Përfshirë këtu edhe misterin e Ervis Martinajt.

3. Situata parazgjedhore. Angazhimi i policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Asnjë punonjës policie të mos përfshihet në fushata politike.

4. Sezoni turistik dhe vëmendje maksimale në plazhe.