Transmetuar më 12-01-2023, 11:28

Pasi Kiara Tito i tha se “nuk do ta shohë me sy” dhe se nuk dëshiron që t’i përmendë emrin, Luiz Ejlli duket se ka vendosur që ta shohë atë si konkurrente.

Gjatë një bisede me këngëtaren, Nita, Luizi ka thënë se tani e tutje do ta shohë moderatoren si konkurrente.

Pjesë nga biseda:

Nita: Ti je i sigurt se edhe Kiarës i pëlqen apo çfarë?

Luizi: Këtë e di veç Kiara dhe aktualisht që flasim as mua nuk më besohet që po e them, po kaluam të shtunën, unë Kiarën do e shoh thjeshtë si konkurrente. As nuk do i flas, as nuk do merrem, meqenëse kjo është dëshira e saj. Më lër të qetë pak, kaq. Dhe unë do e lë

Nita: Domethënë ke vendosur që të respektosh fjalën e saj

Luizi: As që bëhet fjalë

Nita: Bravo

Luizi: Dhe unë do e lë të qetë dhe do kthehem nga këta, po do të kthehem me tanë ça ka, me shpirt, me zemër, me gojë, me trup, me çfarë të mundem.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)