Transmetuar më 12-01-2023, 09:21

Tiranë- Banori i “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli është vënë në fokus të medieve pas diskutimit për shëndetin e tij për shkak të deklaratave kontradiktore të këngëtarit.

Ai i tha Kiara Titos që vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa në “Prime”, Luiz Ejlli ka dalë nga shtëpia e Big Brother për të bërë disa ekzaminime më të hollësishme për shëndetin e tij. Por kjo situatë duket se ka shqetësuar të gjithë banorët e Big Brother.

Disa e kanë mbështetur Luizin, ndërsa pjesa tjetër ka kërkuar që ai të bëjë pastjetër ekzaminime.

Mirëpo së fundmi janë publikuar edhe rezultatet e analizave të Luizit.

Disa mjekë që i kanë parë analizat thonë se përgjigjet nuk janë dhe aq normale. Burime për media bëjnë me dije se këngëtari mund të vuaj nga bronkiektazi. Një sëmundje që prek muret e bronkeve, trash venat dhe mushkëria është më e predispozuar për të marrë infeksion.