Transmetuar më 11-01-2023, 18:09

Forcat speciale greke mësyjnë në burgun e Domokos. Kontroll në 7 qeli ku mbahen 17 të burgosur, mes tyre Alket Rizai. Gjatë kontrolleve, u evidetuan sende të paligjshme në qelitë e 12 të burgosurve.

Gjatë kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan 5 hekura helli të improvizuara dhe 2 metalike, 7 kacavida, 2 thika, shkop i përbërë nga tre pjesë të bashkuara dhe të lidhura me leckë, 5 celularë me karta SIM, 8 karikues dhe 3 fisha USB, 17 USB stick, orë smartwach me karikues, 4 pirunë metalikë dhe pjesë piruni metalik, kufje me fish dhe pa fish, 2 tehe, brisk i improvizuar dhe brisk i vendosur në një kashtë druri, copë pecikllazi dhe një shpatull metalike.

Po ashtu 1 celular, karta, shkopi i mbeshtjelle dhe thika jane gjetur tek Alket Rizai. Kontrollet behen per zbulimin e te dhenave mbi vrasjen ne Nea Smyrni te Kreshnik Cercizajt dhe Armando Ogranaja. Pak dite me pare u kontrolluan qeli dhe ne burgun e Hanias.