Transmetuar më 11-01-2023, 16:28

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi lëvizte i armatosur. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Start 2023” u arrestua Mujao Lamaj.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale