Transmetuar më 11-01-2023, 14:33

Vala e mesazheve plot dashuri për Viallin nuk ndalet. Ruud Gullit dhe Marco Van Basten folën në programin holandez "Rondo" Ziggo. Të dy kishin fjalë prekëse për Gianluca, veçanërisht Ruud, i cili ishte trajneri i tij te Chelsea.

Ish-ylli i Milanit tha: "Isha unë që e mora te Chelsea nga Juve. Për ne ishte një lojtar i rëndësishëm dhe të gjithë e donin atë. Unë gjithashtu e pashë dhe e sfidova si lojtar kur isha te Milani. Ai ishte sulmuesi i Sampdorias së bashku me Mancinin. Çfarë çifti! Gjithashtu me kombëtaren. Ndeshjet mes Holandës dhe Italisë kanë qenë gjithmonë të vështira.

Vialli ishte i frikshëm, një sulmues si pak të tjerë”. Gullit vazhdoi duke shtuar komplimente të tjera: "Gianluca kishte personalitet, një djalë që vinte nga një familje që ia dilte mirë financiarisht. Ai ishte një zotëri në sjelljedhe në marrëdhëniet që krijonte me njerëzit. Është fantastike që fitoi Kampionati Evropian 2021 me Mancinin dhe ish-shokët e skuadrës Lombardo dhe Evani”.

Më pas foli me hidhërim: "Vdekja e Viallit është një humbje e madhe, ai u largua shumë shpejt. Kohët e fundit nuk jemi parë shpesh. Ai zuri vendin tim si trajner i Chelsea, pasi e drejtova për një sezon e gjysmë, por marrëdhënia mes nesh mbeti e shkëlqyeshme. Më kujtohet para disa vitesh; jemi takuar në një emision televiziv në Itali dhe kemi qeshur shumë.

Është absurde që pas gjithë trofeve që fitoi si trajner i Chelsea, ai drejtoi vetëm Watfordin dhe më pas nuk mori oferta të tjera. Prandaj ishte shumë bukur që fitoi Kampionatin Evropian me kombëtaren, qoftë edhe si trajner”.

Fjalët e fundit për sëmundjen: "E dinim që ishte i sëmurë. Fola me një mikun tim, që e vizitoi një muaj më parë, dhe mësova se historia e tij ishte e dhimbshme. Gianluca e dinte se me çfarë po përballej. Iku shumë shpejt, e tmerrshme… Iku shpejt si Sinisha Mihajlovic. Edhe ai ishte burrë i këndshëm dhe i ëmbël. Vërtet shumë dhimbje”.

Mbi këtë humbje të madhe foli edhe ish-fituesi i "Topit të Artë", "Mjellma e Utrehtit", që i bëri që tifozët e Milanit të dashuroheshin me të. "Ikja nga jeta e Viallit, – tha Van Basten, – më godet edhe më shumë, sepse ai ishte shumë afër meje si moshë. Ngushëlloj edhe Roberto Mancinin, sepse e kishte si vëlla.

Ata qanë së bashku pasi fituan titullin më 2021 me Italinë dhe fshinë humbjen në ‘Wembley’ në Ligën e Kampionëve 1992. Pas ‘Euro 2020’, Luca ishte sërish në formë dhe ne të gjithë shpresonim. Unë luajta golf me Gianluca në Torino në një turne të organizuar nga fondacioni i tij. Ishte gjithmonë kënaqësi. E kujtoj me dashuri".