Transmetuar më 11-01-2023, 14:01

Një ndë pyetjet drejtuar Ministrit të brendshëm, Blendi Çuçi ishte se përse ende paratë e gjetura te pastruesja janë pa pronar.

Pyetje: Paratë e Rozetës pa pronar, i ka dalë njeri për zot? Zyrtarja, si po hetohet? Për paratë, si po ekzaminohen?

Cuci: Kjo është brenda dyerve të prokurorisë, nëse doni përgjigje për pyetjet, duhet të pyesni prokurorinë, po ju them se cështja është në hetim dhe rezervohet, për të mos dhënë informacion. Në këtë moment, policia bën çfarë i delegon prokurori.