Transmetuar më 11-01-2023, 11:39

Shkodër- Vetvritet me armë gjahu i moshuari në Shkodër

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, në fshatin Trush.

Dyshohet se M. M., 81 vjeç, është vetëvrarë me armë gjahu, në banesën e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.