Transmetuar më 11-01-2023, 11:04

Lionel Messi tashmë është kthyer në Paris me gruan e tij, Antonella Roccuzzo dhe tre fëmijët e tyre. Në orët e fundit, një foto ka shkaktuar bujë.

Ajo portretizon shtatë herë fituesin e “Topit të Artë” dhe kampion i freskët i botës, teksa pinte një pije tradicionale me bashkëshorten.

Megjithatë, një detaj intrigoi veçanërisht: tri yje janë gdhendur në "bombilla" (objekt metalik në formën e një tubi të ngushtë që përdoret për të pirë infuzionin e ‘yerba mate’), që kanë lidhje me Kupën e Botës të fituar nga Argjentina (më 1978, 1986 dhe 2022).

Nga ana tjetër, në “kungullin” e argjendtë, ku serviret pija, dallohen qartë emrat e tre djemve të Messit: Thiago, Mateo dhe Ciro.