Transmetuar më 11-01-2023, 08:51

Juventusi është kthyer, renditja aktuale flet vetë dhe thotë se bardhezinjtë janë -7 pikë prapa liderit Napoli. Një avantazh i konsiderueshëm, megjithatë, por që ende e sheh ekipin e Massimiliano Allegrit të rikthehet në garën për titull. Vonesa e akumuluar në fillim të sezonit, vështirësitë taktike, dëmtimet dhe si pasojë dalja nga Champions League dukej se parashikonin një tjetër vit të keq.

Në vend të kësaj, Allegri, duke pasur parasysh mungesat për shkak të dëmtimit të Pogba, Chiesa, Vlahovic dhe nëse duam edhe Paredes, pa harruar Bonuccin, iu është falur lojtarëve të rinj, duke marrë rezultate të shkëlqyera: 8 fitore radhazi, pa pësuar gol.

Por pavarësisht kësaj, sipas mendimit të përbashkët të Nicola Ventola, Lele Adanit dhe Antonio Cassano, kjo nuk mjafton. Gjatë episodit të fundit të “Bobo TV”, tre protagonistët e transmetimit në kanalin Twitch analizuan momentin aktual të Juventusit, duke qortuar ashpër qëndrimin e Allegrit gjatë këtij sezoni dhe sezonit të kaluar.

Mbi të gjitha, Cassano sulmoi keq trajnerin livornez: "A e dëgjuat çfarë tha ai? Duhet hedhur hapi sipas ndeshjes së radhës dhe kështu duhet të arrijmë në vendin e katërt, që është qëllimi minimal.

Është një gënjeshtër, më neverit ta dëgjoj. Juve dhe Inter janë më të fortët në Serie A në terma absolutë dhe organika. Nuk më pëlqejnë njerëzit që gënjejnë. Nëse tallni b*then, më neverisni dhe më thoni një m*t.

Juve po kthehet për të bërë çfarë? Ndeshjet janë të shëmtuara, por ai mund të fitojë edhe kampionatin në këtë mënyrë, nuk ia lë mënjanë këtë gjë jo! Juve e meritonte të humbiste me Cremonese. Allegri me miq arrin të trajnojë dhe nuk flet asnjëherë për futboll në intervista, nuk flet për lëvizje.

Asgjë fare, kjo gjë me çmend. Ai fiton 10 milione euro në sezon dhe është trajner prej vitesh, Gasperini fiton 3 milionë euro në sezon dhe luan futboll shumë më të mirë, edhe pse Atalanta nuk ka kampionë në radhët e saj. Më neverit. Nëse ai më merr për llafazan, unë i them se je i keq, sepse nxjerr m*t nga goja”.

Debatin e hap Ventola, i cili shpreh mendimet e tij: “Kjo është një Juve që mua personalisht nuk më pëlqen, por respektoj punën e trajnerit, që po merr rezultate. Kur të gjithë lojtarët të kthehen, shpresoj të shoh një Juve të mirë. Tani për tani po fiton, por nuk më bind me lojë”.

Për ta shoqëruar Ventola në këtë reflektim mendon Lele Adani, i cili ka qenë gjithmonë kundër Allegrit dhe mënyrës së tij të të kuptuarit të futbollit: “Juve nuk ka bërë asgjë të veçantë, më duket e vonuar, ngaqë gaboi në fillim të kampionatit. Bardhezinjtë luajnë për të përfunduar të parët dhe çdo rezultat tjetër nuk pasqyron statusin e kësaj skuadre. Sot për sot, Juve nuk do të ishte kurrë e para për cilësinë e lojës. Për mua, megjithatë, duhej të ishte e para për investimet në merkato, por po e mbajnë lojtarët e rinj".

Cassano gjithashtu qorton Allegrin për përdorimin e pakët të Paredes dhe Chiesa, pjesërisht vitin e kaluar, duke nënvizuar se nuk i pëlqejnë lojtarët cilësorë, duke cituar gjithashtu Pirlon në kohën e Milanit. Më pas analizon edhe fjalimin e Soulé: “Mund të mashtrosh vetveten, ndërsa njerëzit e kuptojnë se futbolli ka ecur përpara dhe ai ka mbetur prapa”. Trajneri nga Livorno fajësohet edhe për paraqitjen e keqe të Vlahovicit dhe lojtarëve të tjerë prestigjiozë në skuadër.