Transmetuar më 11-01-2023, 08:41

Emmanuel Macron i dërgoi një mesazh për të “testuar ujërat” Michel Platini, duke e pyetur nëse ai mund të ishte në dispozicion për të marrë drejtimin e Federatës Franceze të Futbollit. Ky është zbulimi më i fundit i gazetarit francez Daniel Riolo.

Presidenti aktual, Noël Le Graet, po kalon një periudhë të palumtur, mes gafave dhe skandaleve të supozuara të natyrës sek*uale dhe qartësisht zëvendësimi i tij është një hipotezë për t’u marrë në konsideratë.

Dhe kështu, presidenti i Republikës së Francës, Macron, duket se ka lëvizur në vetën e parë, ka kontaktuar me tri herë fituesin e “Topit të Artë”, ish-presidentin e UEFA-s, ngaqë e sheh si pasardhësin e Le Graet.

Kujtojmë se Noel La Graet, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, në intervistën e tij për RMC Sport foli edhe për çështjen e Benzema gjatë Kupës së Botës: "Ai ishte i lënduar, fatkeqësisht iku dhe la grumbullimin, më vjen keq. Unë e admiroj karrierën e Benzema, ku pati vitin më të mirë të jetës së tij, të karrierës së tij. Fatkeqësisht, në seancën e parë ose të dytë stërvitore, ai pati një pengesë të vogël. Unë kam një admirim të madh për të".

Nga ana e saj, Amelie Oudea-Castera, ministrja franceze e sportit, e sulmoi në Twitter Noel La Graët për deklaratat e tij kundër Zinedine Zidane: "Deklarata të pavend, plus këtë herë me mungesë të turpshme respekti, që fyen ne të gjithë, kundër një legjende të futbollit dhe sportit: një ‘president’ i federatës së parë sportive në Francë nuk duhet ta thotë këtë. Kërkoj shumë falje për këto fjalë ndaj Zidane".

Presidenti i FFF tha për Zidane: “Nuk e kam takuar kurrë, nuk kemi menduar kurrë të ndahemi nga Didier Deschamps. Kjo është e vërteta. Disa njerëz duhet t’i ndryshojnë gjërat ose t’i shpikin, sepse nuk dinë çfarë të shkruajnë dhe preferojnë të thonë gjëra të këqija sesa gjëra të mira. Sinqerisht, kurrë nuk jam i befasuar nga ata që dënojnë paraprakisht apo ka pak gjasa.

Nëse do të më telefononte? Sigurisht që jo, nuk do t’i përgjigjesha as në telefon. Zidane mund të bëhet trajner i Brazilit? Nuk më intereson, ai mund të shkojë ku të dojë. Mund të shkojë ku të dojë, në ndonjë klub apo kombëtare…"