Transmetuar më 10-01-2023, 23:46

Tiranë- Vazhdon diskutimi se kujt i përkasin 405 mijë eurot që u gjetën në tubin e respiratorit të pastrueses Rozeta Dobi.

Pjesë nga diskutimi në Opinion:

Klodiana Lala: Unë mendoj që ato para do mbeten pa zot dhe kjo është një sfidë e Prokurorisë. Mendoj që Prokuroria duhet të kishte vepruar ndryshe. Nuk jam këtu për t’i dhënë mend Prokurorisë, por nuk duhet të ishte deklaruar fare ky operacion, mund të mbahej nën vëzhgim dhe përgjim zonja, mund të mbahej nën përgjim Alda Klosi dhe mund të shkohej deri tek origjina e parave. Sepse do duhet të ishin kontrolluar të gjitha banesat e zyrtarëve në të cilët Rozeta Dobi ka vajtur dhe ka pastruar. Dhe kjo mund të bëhej fare mirë, nën dyshime të arsyeshme për dyshime për pastrim parash, mund të shkohej të ktheheshin përmbys dhe të kapeshin paratë.

Blendi Fevziu: Nga këto burimet që ke ti, të kujt janë këto 405 mijë Eurot?

Klodiana Lala: Me thënë të drejtën një gjë e di me siguri dhe unë s’kam dështuar kurrë në informacione, e mendoj veten gjysmë institucion. Paratë janë prerje të reja, domethënë janë 500 Euroshe, që kanë qëndruar vetëm pak në qarkullim, janë 200 Euroshe. Janë prerje të reja. Që të ngre gishtin e akuzës nuk jam kompetente për ta bërë këtë gjë, por janë para të viteve të fundit.