Transmetuar më 10-01-2023, 14:39

Është publikuar fotoja e 48-vjeçarit Agron Shkalla, i cili ra në ujërat e lumit Shkumbin pasi humbi kontrollin mbi automjetin që po drejtonte.

Shkak i këtij aksidenti në “Urën e Murrashit” mësohet të kenë qenë lagështira, ndërsa shoferi ka arritur mrekullisht të dalë vetë nga makina pasi përfundoi në lumë duke marrë disa dëmtime

Shkalla ka marrë mjekimin e parë në spitalin e Librazhdit dhe më pas është dërguar në spitalin Rajonal të Elbasanit për trajtim më të specializuar.

48-vjeçari kishte kohë që jetonte dhe punonte në kryeqytetin grek, Athinë.

Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.