Transmetuar më 10-01-2023, 12:30

Durrës- Foto tregon momentet kur i riu Erlind Shehaj po transportohet për në spital. Ai humbi ndjnjat dhe ra në gjendje të fikti kur u paraqit para trupit gjykues në Gjykatë.

Shehaj u arrestua pasi së bashku me Orges Monën grabitën një dyqan në Durrës.

Ne momentin kur ka ndodhur ngjarja, drejtuesit i kanë dhënë ultimatum togave të shoqërimit që i riu të mbahet në jetë me çdo kusht. Ndërkohë seanca nuk është zhvilluar dhe Shehaj u dërgua menjëherë në spital.

‘Mbajeni në jetë me çdo kusht’, ishte ky udhëzimi që drejtues të policisë së Durrësit i kanë dhënë togës së shoqërimit të 35-vjeçarit, autor i grabitjes së një shumë parash në një dyqan të kryer së bashku me Orges Monën.

Të rinjtë janë dërguar në gjykatën e Durrësit tri ditë më parë, pas grabitjes së një dyqani. Në momentin që janë dërguar nga toga e shoqërimit, Erlind Shehaj i ka rënë të fikët dhe toga e shoqërimit ka lajmëruar ambulancën ku mjekët i kanë dhënë ndihmën e parë.

Aktualisht seanca nuk ka nisur, pasi njëri prej tyre po merr trajtime mjekësore. Fillimisht 35-vjeçari ka pasur debulesë dhe në momentin kur ka hyrë në gjykatë i kanë rënë të fikët. Të rinjtë kishin tri ditë në dhomat e paraburgimit.