Transmetuar më 09-01-2023, 23:47

Tiranë- Vazhdojnë të mësohen detaje të reja rreth pastrueses milionere.

Rozeta Dobi, bashkë me të birin, Havier Dobi, vodhën qindra mijëra euro nga banesa ku gruaja punonte si pastruese, e cila rezultoi të ishte një ish-zyrtare e lartë në Kryeministri.

Burimet bënë me dije se përveç shumave cash të gjetura në banesë si dhe mallrave të vjedhura, Dobi rezulton të ketë llogari bankare. Nga hetimi ka dalë që gruas i janë gjetur disa llogari bankare në shumë të konsiderueshme që pritet të bëhen publike.

Sot Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi dolën para gjykatës, e cila vendosi arrest me burg për të dy.

Gruaja shprehej se kishte urrejtje për punëdhënësen e saj, Alda Klosi. Ky është një ndër detajet që thuhet në dosjen e prokurorisë, të siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

49-vjeçarja akuzohet se ka vjedhur 120 mijë euro para dhe bizhuteri në banesën e Klosit, më 15 dhjetor të vitit të kaluar.

Ngjarja ndodhi në “Rrugën e Kosovarëve”, në një banesë ku Klosi e kishte marrë me qira prej 2 muajsh.

“Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldës. Gjatë kontrollit ka vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë e cila ishte në ngjyrë gri. Pasi e ka hapur atë brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prerjeve 500,200,euro dhe 100 dollar, në moment që i ka parë këto shuma parash nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi i ka marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj. Deklaron se shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lekëve që ka marrë në banesën e shtetases Alda Klosi”, thuhet në dosje.