Transmetuar më 09-01-2023, 19:03

Lezhë- Policia e Lezhës informon se ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale pasditen e sotme ku pas disa informacioneve të mbledhura në rrugë operative, ka bërë arrestimin e A.L. 35 vjeç.

Bëhet me dije se 35-vjeçari ishte i veshur me rroba ushtarake, me antiplumb dhe në çante i janë gjetur arme të mbushura dhe municione të tjera luftarake si Blindshpusa dhje fishekë.

Gjatë një kontrolli të kryer në automjetin e tij janë gjetur gjithashtu armë të mbushura me fishekë. Ende nuk ka informacion në lidhje arsyen për të cilën i riu siguroi municionet, ndërsa uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.