Transmetuar më 09-01-2023, 17:20

Rruga e Kosovarëve në Tiranë njihet si zonë ku janë përqendruar kryesisht familjet e pasura dhe në to ka shumë gra që punojnë si pastruese. Mes tyre ishte dhe Roza Dobi, e cila më 15 dhjetor 2022, shkoi me të birin te shtëpia e Alda Klosit, ish shefja e kabinetit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe nisi planin plaçkitës.

Haviet Dobi, në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, ka treguar sipas versionit të tij, detaje të asaj dite ku akuzohen për vjedhjen e qindra mijë eurove dhe bizhuterive me vlerë në banesën e zyrtares Alda Klosi.

Havier Dobi thotë se në datën 15 dhjetor ka shoqëruar mamanë, në banesën në “rrugën e Kosovarëve” ku punonte si pastruese dhe e ka pritur rreth 20 minuta.

Më pas, tha se mamaja u kthye në makinë me një çantë në krah, në të cilën afër lagjes së tyre zbuloi se kishte marrë një kasafortë.

Sipas të riut e ëma e tij e hodhi kasafortën në kosh, por disa ditë më vonë ajo i dha atij një shumë parash me prerje 500 dhe 200 euro me të cilat ai bleu 2 makina.

Më në detaje, në dosjen hetimore thuhet:

“I është marrë deklarim të dyshuarit Havier Dobi i cili ka deklaruar se, në datën 15.12.2022 rreth orës 09:00 ai ka shkuar me makinën e tij Mercedes- benz ngjyrë gri me targa AA390VT së bashku me mamanë e tij tek Rruga e ”Kosovarëve” pasi mamaja e tij punonte si sanitare tek një banesë në komleksin Orion.

Pasi kanë vajtur në Rrugën e ”Kosovarëve” ka parkuar makinën dhe ka qëndruar rreth 20 minuta brenda në makinë.

Më pas ka zbritur nga makina dhe ka vajtur tek hyrja e pallatit për të parë vendin që i kishte thënë mamaja e tij dhe më pas është kthyer përsëri në makinë.

Nga aty pak minuta më pas ka dalë mamaja nga makina dhe ka shkuar te banesa ku ajo pastronte.

Ka qëndruar rreth 10-të minuta dhe pasi ka dalë me vete ka patur një çantë shkolle adidas ku ka hipur në makinë dhe kanë zbritur në lagjen ku ata banojnë.

Në momentin që kanë arritur te lagja ka vënë re se mamaja e tij ka nxjerrë nga çanta një kasafortë dhe e ka hedhur te koshat e plehrave.

Disa ditë më vonë mamaja i ka treguar një shumë parashë me prerje 500, 200 eurosh, me prerje 100 dollarësh dhe 50-tëshe lekë, ku i ka sqaruar se këto lekë ajo i kishte marrë te banesa te Rruga e ”Kosovarëve” tek banesa ku ajo jetonte si sanitare.

Deklaron se me një pjesë të këtyre parave kishte blerë dy makina tip Mercedes benz. Njëra ngjyra e bardhë me targa AA907LZ ndërsa tjetra ngjyrë e zezë me targa AC055HD”.

🎥 E PLOTË/ Ish-shefja e Kabinetit të Arben Ahmetaj jep versionin e saj për qindra mijë euro që i morën në shtëpi

Pastruesja dhe djali mbetën në burg për milionat që mbante në shtëpi ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetaj