Transmetuar më 09-01-2023, 12:20

Për momentin, Carlos Tevez është i papunë pas dorëheqjes së tij si trajner i Rosario Central. Ish-lojtari i Juventusit e kishte vënë në dyshim veten si trajner pas përfundimit të karrierës si futbollist, por aventura e tij zgjati disa muaj (nga qershori deri në nëntor 2022).

Botërorin e fundit e ka përcjellë si spektator dhe tifoz, edhe pse ka rrëfyer se nuk e ka ndjekur shumë, duke habitur argjentinasit dhe shkaktuar reagime të tyre: “Nuk e ndoqa shumë Botërorin. E ndoqa shumë Francën, sepse ishte një ekip që më pëlqente”.

Deklarata që zemëruan Argjentinën dhe lënduan më shumë se një tifoz të "Selección", të cilët u kthyen te fitimi i Kupës së Botës pas 36 vitesh "agjërim". "Nuk i kam shkruar Messit, sepse duhet t’i ketë shpërthyer telefoni. Më gëzon shumë që fëmijët e mi brohorasin për golat e tij", – tha në fund Tevez.