Transmetuar më 09-01-2023, 11:58

Ndeshja e parë e Cristiano Ronaldos me fanellën e Al-Nassr mund të jetë kundër Lionel Messit. Portugezi humbi debutimin kundër Al-Taee për shkak të një pezullimi të akumuluar në Premier League dhe nuk do të jetë i disponueshëm as për ndeshjen kundër Al Shabab.

Trajneri Rudi Garcia ka njoftuar se ai mund të jetë në dispozicion për miqësoren e planifikuar më 19 janar në Riad mes PSG-së dhe një ekipi të përbërë nga lojtarë të Al Nassr e Al Hilal.

“Debutimi i tij nuk do të jetë për llogari të Al Nassr, – tha Garcia për “L’Équipe”. – Do të jetë pjesë e një përzierjeje të lojtarëve më të mirë të Al Hilal dhe Al Nassr, që do të sfidojnë në miqësore PSG. Si trajner i Al Nassr nuk mund të jem i lumtur me këtë lojë.

Të luash ndaj PSG-së është bukur dhe mund të jetë një vitrinë për futbollin e Arabisë Saudite, por ne kemi një ndeshje të tretë kampionati pak më vonë. Gjithçka mund të ishte planifikuar më mirë”.