Transmetuar më 09-01-2023, 09:47
Cristiano Ronaldo, i cili do të fitojë rreth 198 milionë euro në vit, pas nënshkrimit me Al-Nassr në Arabinë Saudite, do të qëndrojë me Georgina Rodríguez dhe familjen e saj në hotelin “Four Seasons” në Riad.
Shoqëruesit e CR7 do të zënë 17 dhoma në “Kingdom Tower” dhe futbollisti do të paguajë më shumë se 284.000 euro në muaj. Cristiano Ronaldo dhe Georgina do të qëndrojnë në “Kingdom Suite”, që ka dy kate. Më pas, ata kanë planifikuar të transferohen në një rezidencë 12 milionëshe.